Shërbimet

Ndërtim i Pishinave Natyrale

Jemi të vetmit në Shqipëri që ofrojmë ndërtimin e pishinave natyrale me patentën ekskluzive Sorgiva, krijuar në Itali. Duke përdorur teknologjitë më të avancuara dhe materialet më të mira, ne garantojmë cilësi dhe qëndrueshmëri për pishinat tuaja.

Projektojmë

Projektojmë dhe ndërtojmë pishina të personalizuara sipas nevojave dhe stilit tuaj, duke garantuar cilësi dhe inovacion për çdo projekt.

Përshtatje

Pishinat tona përshtaten me çdo ambient dhe formë të dëshiruar, duke e bërë klientin tonë pjesë të procesit të dizajnit të tyre.

Trajtimi i ujit

Ne ju ofrojmë sisteme të cilësisë së lartë për trajtimin e ujit në mënyrë efikase. Uji i pishinës suaj do të jetë i pastër dhe i sigurt.

01

Pishinat Naturale Sorgiva

Patenta Sorgiva, një inovacion italian unik në botë, sjell teknologjinë më të avancuar për ndërtimin e pishinave natyrale. Ky sistem revolucionar ndryshon plotësisht mënyrën e ndërtimit të pishinave natyrale dhe ofrohet ekskluzivisht nga ne në Shqipëri.

02

Belneus Mea

NATURAL POOLS ofron për klientët e saj zgjidhje elegante për dizajnin dhe ndërtimin e SPA-ve dhe pishinave natyrale me hidromasazh në kopshtet dhe shtëpitë tuaja.

Ndërtimi i pishinave natyrale

Pa ujë nuk ka jetë, uji përdoret për mbijetesën dhe mirëqenien tonë. NATURAL POOLS është e vetëdijshme se sa e çmuar është kjo pasuri dhe sa e rëndësishme është ta përdorim atë në mënyrë të zgjuar dhe të përgjegjshme. Çdo ditë, uji përdoret për të ujitur të mbjellat, për të vaditur kopshtet, për të zbukuruar sheshet me burime dhe ujëvara, për mirëqenien tonë në pishina dhe liqene. NATURAL POOLS është një kompani italo-shqiptare e specializuar prej vitesh në fushën e ujitjes dhe ndërtimin e pishinave natyrale me forma të lira, origjinale dhe krijuese. Përvoja e fituar gjatë viteve, ka kontribuar në formimin e njohurive që sot janë pika e fortë e kompanisë, boshti kryesor i zhvillimit të ideve dhe projekteve të reja.

"Ne sjellim ekskluzivisht në Shqipëri produktin unik italian Sorgiva
për pishina natyrale të papara!"

Na kontaktoni

Zbuloni më shumë për pishinat tona dhe si mund t’i përshtatemi nevojave tuaja. Klikoni këtu për të rezervuar një orë konsultë falas me ekspertët tanë.