Belneus Mea

Balneus Mea: Pishina natyrale me hidromasazh

NATURAL POOLS u ofron klientëve zgjidhje elegante për projektimin dhe ndërtimin e SPA-ve dhe pishinave natyrale me hidromasazh, për ambientet e jashtme dhe shtëpitë tuaja.

Vaskat me hidromasazh po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në jetën tonë të përditshme, pasi kemi filluar të kuptojmë rëndësinë e një banje relaksuese për mirëqenien tonë dhe për lehtësimin e stresit të përditshëm. Pishina me hidromasazh në ambientet natyrore siguron një avantazh të madh, duke kombinuar efektin relaksues të ujit me përfitimet e ajrit të pastër dhe mundësinë për të shijuar kohën me miqtë dhe familjen.

Pishinat dhe vaskat tona natyrale ndërtohen me porosi.

Të gjitha vaskat tona ndërtohen me mjeshtëri për t’iu përshtatur nevojave unike të secilit klient. Ne personalizojmë çdo instalim, duke këshilluar klientët për zgjidhje dhe variacione të mundshme, duke e bërë çdo projekt të veçantë dhe unik.

“Në punën tonë, personalizimi i pishinave është prioritet kryesor, duke kushtuar vëmendje të veçantë detajeve dhe kërkesave të klientëve.”

Sistemi tradicional

Natural Pools është një kompani italo-shqiptare që ka depozituar një patentë të re dhe jashtëzakonisht inovative në fushën e pishinave të realizuara nëpërmjet shtresave të kuarcit dhe rrëshirës. Teknologjia Sorgiva, deri më sot, është më e shpejta që mund të gjendet në treg.

Me emrin Sorgiva kemi dashur të theksojmë karakteristikën kryesore të kësaj patente me anë të së cilës uji i filtruar futet poshtë shtresës përfundimtare të rezervuarit, për t’u “ngritur” në një mënyrë të gjerë në të gjithë sipërfaqen

Sistemi tradicional:
• gropat e mbushjes së ujit të dukshme;
• riciklimi i ujit jo kapilar;
• ngecja e ujit në veshje;
• formimi i algave dhe baktereve;
• vështirësi në pastrim.

Sistemi i pishinave Sorgiva- Pishina Natyrale

Sistemi Sorgiva

Ky proces zhvillohet në saje të intersticioneve të pranishme në pjesën e parë të strukturës e cila, duke përfshirë sistemin hidraulik, është e ngopur me ujë të klorur, duke sterilizuar çdo algë të mundshme. Janë bërë shumë prova me ngjyrues të vendosur direkt në sistemin e riciklimit. Kemi parë se si ngjyruesi përhapet në shtresën e parë duke hyrë me një presion të lehtë dhe më pas duke kaluar nëpër në shtresën e  hollë të kuarcit. Duke eleminuar gropat e mbushjes, pamja e pishinës bëhet më tërheqëse.

Sistemi Sorgiva:
• eleminimi i gropave të mbushjes të dukshme
• riciklimi i njëtrajtshëm dhe kapilar i ujit;
• dezinfektim optimal i pishinës;
• pamja natyrale e gjithë pishinës;
• pastrim praktik dhe optimal i pishinës.

Na kontaktoni

Zbuloni më shumë për pishinat tona dhe si mund t’i përshtatemi nevojave tuaja. Klikoni këtu për të rezervuar një orë konsultë falas me ekspertët tanë.