Sorgiva

Pishina projektuar dhe ndërtuar nga Natural Pools Albania

Pishinat Naturale Sorgiva

Kompania jonë merret me ndërtimin dhe dizajnimin e pishinave natyrale me forma të lira duke përdorur sistemin e patentuar SORGIVA, i cili përshtatet në mënyrë të këndshme në kopshtet dhe zonat e relaksit, duke krijuar një atmosferë perfekte për ata që e duan natyrën.

Pishinat tona karakterizohen nga materiale natyrale, si kuarci dhe gurë të vegjël, duke ofruar ndjesinë e të qenit pranë një lumi, liqeni ose plazhi të Karaibeve. Ne mund të kujdesemi për ndërtimin dhe dizajnimin e pishinës suaj natyrale të mbuluar në mënyrë të personalizuar, duke ndjekur shijet tuaja estetike dhe duke preferuar lloje të ndryshme të zhavorrit apo rërës, duke krijuar një zonë të vërtetë për notim dhe një zonë relaksi.

"E VOGËL OSE E MADHE, ÇDO PISHINË SORGIVA ËSHTË BËRË DUKE MARRË PARASYSH NEVOJAT DHE SHIJET TUAJA ".

Sistemi tradicional

Natural Pools është një kompani italo-shqiptare që ka depozituar një patentë të re dhe jashtëzakonisht inovative në fushën e pishinave të realizuara nëpërmjet shtresave të kuarcit dhe rrëshirës. Teknologjia Sorgiva, deri më sot, është më e shpejta që mund të gjendet në treg.

Me emrin Sorgiva kemi dashur të theksojmë karakteristikën kryesore të kësaj patente me anë të së cilës uji i filtruar futet poshtë shtresës përfundimtare të rezervuarit, për t’u “ngritur” në një mënyrë të gjerë në të gjithë sipërfaqen

Sistemi tradicional:
• gropat e mbushjes së ujit të dukshme;
• riciklimi i ujit jo kapilar;
• ngecja e ujit në veshje;
• formimi i algave dhe baktereve;
• vështirësi në pastrim.

Sistemi i pishinave Sorgiva- Pishina Natyrale

Sistemi Sorgiva

Ky proces zhvillohet në saje të intersticioneve të pranishme në pjesën e parë të strukturës e cila, duke përfshirë sistemin hidraulik, është e ngopur me ujë të klorur, duke sterilizuar çdo algë të mundshme. Janë bërë shumë prova me ngjyrues të vendosur direkt në sistemin e riciklimit. Kemi parë se si ngjyruesi përhapet në shtresën e parë duke hyrë me një presion të lehtë dhe më pas duke kaluar nëpër në shtresën e  hollë të kuarcit. Duke eleminuar gropat e mbushjes, pamja e pishinës bëhet më tërheqëse.

Sistemi Sorgiva:
• eleminimi i gropave të mbushjes të dukshme
• riciklimi i njëtrajtshëm dhe kapilar i ujit;
• dezinfektim optimal i pishinës;
• pamja natyrale e gjithë pishinës;
• pastrim praktik dhe optimal i pishinës.

Na kontaktoni

Zbuloni më shumë për pishinat tona dhe si mund t’i përshtatemi nevojave tuaja. Klikoni këtu për të rezervuar një orë konsultë falas me ekspertët tanë.